Agjenti i Zinedine Zidanit, Alain Migliaccio, ka bërë të ditur se ish-trajneri i Real Madridit nuk ka dëshirë të punojë në Angli, duke i mohuar kështu spekulimet se francezi do ta marrë pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit.
“Nuk mendoj se do të jetë trajner në Angli. Nuk është stili i tij. E kam diskutuar këtë gjë me të, dhe atë nuk e tërheqë kjo gjë”, ka thënë Migliaccio.
“Ai ka vendosur ta marrë një vit pushim, dhe nuk do të kthehet përsëri para se të përfundojë kjo kohë”, deklaroi ai