INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Zien" edhe Mali i Zi, me mijëra protestues kërkojnë largimin e presidentit

Publikuar më: 10:50 03-03-2019

Për të katërtën javë radhazi me mijëra qytetarë të MAlit të Zi janë mbeldhur në Podgoricë për të protestuar duke kërkuar largimin e presidentit Milo Dukanovic të cilin e akuzojnë për korrupsion.

Protestuesit kërkojnë jo vetëm dorëheqjen e presidentit por edhe të kryeministrit Markovic, prokurorit të përgjithshëm dhe prokurorit kundër krimit të organizuar.

Opozita e Malit të Zi është distancuar nga protesta ndonëse në fillim doli në mbështetje të qytetarëve.

Presidenti ka mohuar akuzat ndërsa sa i përket protestave i ka cilësuar legjitime vetën nëse nuk shoqërohen me dhunë.

Presidenti Dukanovic ka dominuar politikën e Malit të Zi që prej vitit 1991 duke shërbyer si kryeministër por edhe si president.

Mali i Zi është pjesë e NATO-s dhe kandidat për t’u bërë pjesë e Unionit Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0032978057861328