INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zihet në pritë eskorta, ekzekutohet deputeti dhe 9 bodyguard

Zihet në pritë eskorta, ekzekutohet deputeti dhe 9 bodyguard

Publikuar më: 11:59 22-05-2019

Nuk është aspak një skenë filmi, por një atentat  i vërtetë që u ka marrë jetën një deputeti dhe eskortës së tij të përbërë nga nëntë bodyguard.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Tirap të Arunachal Pradesh në Indi.

Sipas mediave ndërkombëtare viktimë në pritë mbeti deputeti i Partisë Kombëtare Popullore (NPP), Tirong Aboh por edhe djali i tij 20 vjeçar, që ishte në makinat e eskortës.

Sulmi ndodhi në rrugë e sipër mes provincave Khonsa dhe Deomali, ndërsa dy janë personat e plagosur nga të shtënat.

Aboh ishte duke lëvizur me makinë me eskortën e tij prej tre automjetesh.Por një grup rebel i kishte dalë në pritë. Militantët e Nagës ishin të gjithë të armatosur rëndë dhe hapën zjarr në drejtim të automjeteve.

Raportohet se deputeti kishte marrë dhe më parë kërcënime me vdekje nga grupi i armatosur.

indi.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034630298614502