Siç duket Kendall Jenner ka një ves të keq, të paturit zili mamanë e saj.
Si provë, ajo ka shpenzuar një shumë prej 10.000 dollarësh për ta bërë Range Rover-in e saj një kopje karboni si ajo e Kris Jenner. Burimet tregojnë se Kendall shkoi në dyqanin e makinave RDB në Los Angeles për t’i dhënë makinës një veshje të çeliktë në ngjyrë gri.
Nëse kjo ju duket e njohur tashmë ....ju themi se mama Krisi sapo e bëri po njësoj makinën e saj verën e kaluar. Jo ndonjë surprizë.... kjo është diçka e përsëritur nga kliente si Kardashians të cilat marrin shërbimin më cilësor. Kendall e çoi makinën për ndryshim të dielën dhe u pa të lëvizte me të të martën.