Pakënaqësitë e shprehura në klubine e Realit Madrid, e kanë bërë Zinedinë Zidan të mendojë për një përforcim të ri në sulm, për t’i paraprirë ndoshta çdo lloj situate.
Ronaldo, Bale, si edhe Benzema kanë lënë të kuptohet që mund të largohen nga kampi i madrilenëve gjatë merkatos së kësaj vere.
Edhe pse drejtuesit e galaktikëve kanë theksuar se asnjë prej tyre nuk do të largohet duket se dëshira e lojtarëve është tjetër, çka e ka bërë Zizu-në të mendojë për prurje të reja në repartin e avancuar të ekipit që drejton.
E Mariano Diaz, i ciline shiti një vit më parë tek Lyon për vlerën e 8 milionë eurove është emri që, sipas Marca, Zizu ka kërkuar që të ketë në sulm.
Paraqitja e mirë me francezët e Lyon ia ka rritur vlerat 24-vjeçarit nga Republika Dominikane, e nëse Real do të dëshironte ta blinte do t’i duhet të ofrojë 3 herë më tepër, 24 milionë euro.