Real Madridi ka shkarkuar Rafa Benitezin dhe ka emëruar Zinedine Zidane në krye të skuadrës.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Real Madridi e ka konfirmuar vendimin për trajnerin Rafa Benitez. Vendin e Benitezit në krye të shtabit teknik të Realit do ta zë Zinedine Zidane, ka njoftuar presidenti i klubit Florentino Perez. Shkaktar kryesor për largimin e Benitez, kanë qenë rezultatet negative.
Zinedine Zidane është emëruar trajner i Real Madridit, në vend të Benitezit. Zidane ka premtuar se do të jap gjithçka nga vetja në mënyrë gjërat të shkojnë si është më së miri për Real Madridin gjatë kohës sa ai do të jetë në krye të skuadrës.
“Dëshiroj të falënderoj klubin që më dha mundësinë të drejtoj skuadrën më të mirë në botë. Do të bëjë gjithçka që të fitojmë diçka këtë edicion”, tha Zidane, duke shtuar se do ta jep gjithçka nga vetja në mënyrë që gjërat të shkojnë si është më së miri.
Në media po flitet tashmë edhe për merkaton. Zinedine Zidane menjëherë ka nisur të mendoj për të përforcuar skuadrën dhe dëshira e tij e parë është portieri Iker Casillas i larguar nga madrilenët te portugezët e Porto disa muaj më parë.