Një shpërthim i fortë i pasuar nga një zjarr i fuqishëm përfshiu godinën e postës së Patosit të Fierit. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Banorët thonë se zhurma ka qenë e madhe e ngjashme me atë të një bombole gazi. Nga zjarri janë djegur fibrat optike që përcjellin sinjalet e internetit dhe të një televizioni privat.