A është me të vërtetë një libër i mbushur me gënjeshtra siç e përshkruan presidenti Trump? ‘Zjarr dhe zemërim brenda Shtëpisë sw Bardhë’ është libri i gazetarit Michael Wolffi i cili publikohet këtë të premte dhe ka shkaktuar shumë frikë dhe tension tek administrata Trump.
I bazuar në 200 intervista ai zbulon shumë rreth figurës së manjatit cili nuk arriti ta ndalte. Avokatët e persidentit u munduan të ndalojnë publikimin e tij por nuk ia dolën.
Ja cilat disa nga sekretet që zbulohen në rreshta:
Trump është habitur nga fakti që u zgjodh president i SHBA-së, ai nuk donte të fitonte
Bashkëshortja e tij Melania qau nga trishtimi natën e zgjedhjeve
Shtëpia e Bardhë për Trump ishte e frikshme
Vajza e tij planifikonte të ishte ajo Zonja e Parë.
Trump ha te McDonald sepse vuan nga paranoja se mos e helmojnë
Presidenti nuk lexon asnjëherë, dhe i pëlqejnë shumë gratë
Ish strategu Bannon zbulon takimin me rusët
Sidoqoftë, edhe nëse vetëm gjysma e asaj që përmban libri është e vërtetë, ai sjell sërish një portret të urryer të një presidenti paranojak dhe një Shtëpie të Bardhë kaotike.
Vetë Trump ka thënë se nuk i ka dhënë autorit akses në Shtëpinë e Bardhë dhe as nuk ka folur me të për librin, që sipas tij është i mbushur me gënjeshtra, keqprezantime dhe burime që nuk ekzistojnë.