Një zjarr i madh ka rënë në parkun më të madh zbavitës në ‘Europa Park’, në Ruset të Gjermanisë jugore. Zjarri ka shpërthyer në një pjesë të parkut ndërsa sipas dëshmitarëve, flakët janë ngjitur në lartësi prej 15 metrash. Burimet policore kanë thënë se në momentin kur ka nisur zjarri, në park ka pasur mijëra vizitorë, të cilët menjëherë janë evakuuar.
Parku, i përshkruar si parku më i madh i Gjermanisë më i madh dhe më i popullarizuar i Evropës pas Disneyland Paris, evakuoi të gjithë vizitorët e saj pasi zjarri shpërtheu herët në mbrëmjen e së shtunës. AFP tha se rreth 25,000 vizitorë ishin në park, kur shpërtheu zjarri. U deshën rreth 250 zjarrfikës të cilët punuan deri të dielën në mëngjes për të shuar plotësisht zjarrin.