Një zjarr i madh ka rënë afërsi të fshatit Kolsh, në Lezhë. Flakët kanë rrezikuar bizneset e zonës dhe masivin pyjor. Banorët e zonës të frikësuar kanë identifikuar zjarrin dhe menjëherë kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës. Zjarri që përfshiu fillimisht një zonë me shkurre u përhap me shpejtësi. Mësohet është dëmtuar rrjeti elektrik që furnizon fidrin e fshatit Zejmen. Njoftimi në kohë i zjarrfikësve dhe ndërhyrja e shpejtë e tyre ka bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve pas disa orësh. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe paraprakisht mendohet se ka ardhur si pasojë e pakujdesisë.