Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arbanë në Tiranë, rreth orës 4:50 të mëngjesit të sotëm. Një zjarr ka përfshirë një magazinë riciklimi në kryeqytet gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, po fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilat arritën të vendosnin nënkontroll flakët pas 2 orësh. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta.