Zjarret që kanë përfshirë vendin nuk ndalen edhe në ditët e fundit të gushtit. Fshati Lenë në Martanesh është përfshirë nga flakët dhe për këtë arsye rerzikohen disa shtëpi. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Por, për shkak të terrenit të vështirë , është e pamundur që zjarri të vihet nën kontroll.
Deri më tani, nuk është raportuar për dëme materiale në shtëpitë e fshatit, apo të lënduar.