Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në fshatin Zues të Shkodrës. Bëhet me dije se nga flakët rrezikohen edhe disa banesa.
Zjarri po merr përmasa të mëdha dhe shuarja e tij është e vështirë, kjo për shkak të terrenit të vështirë malor.
Pushteti lokal ka kërkuar ndërhyrjen e helikopterëve nga Tirana për neutralizimin e tij.
Deri tani raportohet se nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.