INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr i madh pranë tunelit Tiranë-Elbasan, pritet ndërhyrje nga ajri

Zjarr i madh pranë tunelit Tiranë-Elbasan, pritet ndërhyrje nga ajri

Publikuar më: 19:26 06-08-2017

Një vatër e re zjarri është ndezur pasditen e kësaj të diele shumë pranë tunelit Tiranë-Elbasan në malin e Kërrabës. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit që ka përfshirë shkurret e kësaj zone, e cila fatmirësisht nuk është e banueshme. Ndërhyrja është e pamundur në rrugë tokësore për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe për shuarjen e flakëve, mund të ndërhyhet vetëm nga ajri.

Ndërkohë në të gjithë vendin vijojnë të jenë aktive edhe 7 vatra të tjera zjarri, pavarësisht punës se vazhdueshme të specialisteve te emergjencave civile. Përveç helikopterëve, për shuarjen e tyre kanë ardhur në ndihme edhe dy avionë grekë në zonën e Dukatit në Vlorë, ndërkohë që në terren janë të shpërndarë 84 punonjës zjarrfikës, 90 vetë nga personeli i Forcave të Armatosura sikurse dhe punonjës të njësive vendore e banore vullnetare të zonave te prekura.

Në Librazhd, janë eliminuar vatrat e zjarrit në malin e Xhyrës dhe atë të Dardhës ku u dogjën 11 ha me shkurre dhe lisa. Gjithashtu zjarri është shuar në fshatin Vrap, në Tiranë ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe rrënjë ulliri ndërkohë që në Derje vazhdojnë të jenë aktive disa vatra të cilat për shkak të terrenit të thyer malor, bëhet e pamundur shuarja e plotë e tyre.

Aktive mbeten gjithashtu zjarret në Kakrruk të Skraparit dhe Sllatinë të Bashkisë Dibër ndërsa në Ulëz të Matit është riaktivizuar një vatër zjarri. 

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498