Prej dy ditësh zona e Fushë-Arrëzit është përfshirë nga zjarre masive të cilët kanë dëmtuar dhe shtyllat elektrike.
Mësohet se si pasojë e flakëve në zonën e Munellës, Fushë-Arrëz janë dëmtuar shtyllat e tensionit të lartë, ç’ ka e ka detyruar OSHEE të stakoj energjinë në nst e Tuci për arsye sigurie.
Kështu kanë mbetur pa energji zonat: Tuc, Munellë dhe Lak-Rosh/ Pukë.
Brigadat e avarisë së OSHEE janë në terren por për shkak dhe të erërave që favorizojnë zjarret është e pamundur të ndërhyhet për riparimin e defektit në kampatat e linjës.