Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë njësinë administrative të Oroshit në Mirditë, në zonat Kullagji dhe Replis. Në zona të ndryshme janë dislokuar forca të shumta të ushtrisë të cilët po përpiqen të shuajnë zjarrin. Zjarrëfikësit e kanë të pamundur që të hyjnë për shkak të terrenit të vështirë.
Ushtria dhe helikopterët po lokalizojnë vatrat e zjarrit. Në zonë ka mbëritur dhe Prefekti Eduard Ndreca, i cili po vëzhgon situatën nga afër. Zjarri favorizohet nga era, duke vënë në rrezik banesat në lagjet Letaj dhe Sukagji.