Një zonë e Patosit është përfshirë nga një zjarr masiv sot. Nga të dhënat paraprake mësohet se vatra e zjarrit është pranë fshatit Rrerës të Patosit ku janë djegur qindra rrënjë ulliri. Banorët e fshatit kanë dhënë alarmin pasi nga zjarri rrezikohen disa shtëpi që gjendjen pranë. Ende nuk dihen rrethanat se si ka rënë zjarri, ndërsa forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes.