Një i moshuar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Shkodër pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në një banesë dykatëshe në lagjen “Vojo Kushi” të qytetit verior ku banonin dy familje.
Sipas policisë, zjarrfikësit kanë mundur të nxjerrin nga banesa njërën prej familjeve, por për shkak të flakëve shumë të mëdha, nuk kanë mundur të hyjnë në banesën e shtetasit, H.H., 74 vjeç, i cili sipas bashkëshortes së tij ka mbetur brenda në shtëpinë e cila gjendet ende nën flakë.
Tri zjarrfikëse në vendgjarje po përpiqen të vënë nën kontroll flakët.
Dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e një bombole gazi.
DINAMIKA E NGJARJES SIPAS POLICISË:
Me datë 10.03.2017, në orën 16.12 njoftohemi se në lagjën Vojo Kushi, Shkodër , në vendin e quajtur rruga e Vajgurit, në një banesë dy katëshe ku jetojnë dy familje,ka rënë zjarr.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit. Punonjësit e policisë kanë evakuuar shtetasin R. H së bashku me familjen.
Ndërsa në banesen e shtetasit H. H 74 vjeç, punonjesit e policisë dhe zjarrefikesit nuk u futen dot per shkak të përmasave të mëdha të flakëve e që kishin përfshirë këtë banesë.
Shtetasi H.H sipas deklarimeve të bashkëshortes dyshohet se ka ngelur brenda në banesë, ndërsa bashkëshortia ka dalë pa pësuar lëndime.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë , Zjarrfikset MNZ dhe Autombulanca. Punohet për fikjen e zjarrit.