Një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer sot në kryeqytet. Ngjarja e radhës është regjistruar në një lokal pranë xhamisë në qendër të Tiranës.
Lokali ndodhet vetëm pak metra larg godinës së Bashkisë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe shërbimi zjarrfikës.
Tymi i shkaktuar nga flakët e zjarrit kanë mbuluar qendrën e Tiranës, ndërsa policia ka larguar me shpejtësi klientët që ndodheshin në lokal për të shmangur asfiksinë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e gazit nga dy bombola. Me shuarjen e flakëve pritet të sqarohen dhe shkaqet e tij, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.