Në momentin që po flinte e zhveshur vetëm me të brendshme, apartamenti i një gruaje, në Galicia të Spanjës, është përfshirë nga flakët.
Ajo është përpjekur që të dalë nga dera, por e ka pasur të pamundur. Menjëherë ajo më pas i është drejtuar dritares dhe pa u menduar gjatë është hedhur nga kati i tretë i apartamentit.
Fatmirësisht sapo ajo u hodh qytetarët u munduan që të krijonin një hapësirë të sigurt për rënien e saj. 47 vjeçarja ra në këtë hapësirë, duke shpëtuar pa dëmtime.