Një zjarr ka përfshirë godinën e Gjykatës së Lartë në Tiranë para pak minutash në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”. Zjarri fillimisht u pohua se ka rënë në arkivin e Gjykatës së Lartë në katin e parë të ndërtesës. Zjarrfikëset dhe policia kanë mbërritur menjëhërë në vendngjarje. Policia e Tiranës ka dhënë detaje pas zjarrit që përfshiu katin e parë të ndërtesës së Gjykatës së Lartë. Sipas policisë, zjarri ra në një dhomë e cila përdorej nga një kompani telefonike për mbajtje baterish dhe ka vetëm dëme materiale.
“Më datë 19.08.2018, rreth orës 14:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një dhomë e cila përdorej nga një kompani telefonike për mbajtje baterish ka rënë zjarr. Zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit” ka thotë policia.