Një autobus me pasagjerë është përfshirë nga flakët pranë mbikalimit në Shkozet. Për fat të mirë nuk është shënuar asnjë viktimë dhe flaka duket qartë në pjesën e pasme të tij. Eksperët e policisë janë duke u marrë me ngjarjen për të zbardhur arsyet e zjarrit, që mund të kishte rrezikuar jetë njerëzish. Po gjithësesi dyshimet e para flasin se shkak i zjarrit mund të ketë qënë dhe një defekt në motorin e autobusit.