Një zjarr ka rënë në një prej banesave sociale në Shkozë, duke shkaktuar panik tek banorët. Në kuzhinën e një prej apartamenteve dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi dhe flakët janë përhapur me shpejtësi.
Banorëve u është dashur që të vrapojnë nëpër shkallë për të mos u asfiksuar. Zjarrfikësit kanë arritur të vënë në kontroll flakët, duke mos lejuar përhapjen e tyre.
Pritet që pas hetimeve të zbulohet edhe shkaku i rënies së zjarrit.