Dy viktima, persona të lënduar dhe dëme materiale... Ky është bilanci i ngjarjes së dhimbshme që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen "Va Shënkoll", në fshatin Breg të qytetit të Pukës.
Petrit dhe Dava Ndoj 40 dhe 35 vjeç, kanë ndërruar jetë pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët rreth orës 02:00, të mëngjesit të kësaj të hëne.
Dëmtime të lehta kanë marrë dhe fëmijët e çiftit të ndjerë të cilët kanë qënë në banesë, por kanë shpëtuar duke u hedhur nga dritarja.
Fëmijët më pas kanë arritur të shpëtojnë edhe gjyshen e moshuar, e cila ishte e paralizuar. Alarmin mësohet ta ketë dhënë i zoti i shpisë Pal Gjoni, 82-vjeç, i cili gjithashtu ka arritur të shpëtojë nga flakët
Mësohet se zjarrëfikëset e Pukës dhe Fushë-Arrëzit, kanë kërkuar rreth dy orë për të gjetur trupat nën mbetjet e zjarrit.
Grupi hetimorë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.