INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr në derën e shtëpisë. Kërcënohet oficerja e policisë së Elbasanit

Zjarr në derën e shtëpisë. Kërcënohet oficerja e policisë së Elbasanit

Publikuar më: 13:14 28-09-2018

Një oficere gjyqësore e Elbasanit është kërcënuar gjatë natës për shkak të detyrës. Persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin derës së banesës së Laura Boçit.

Bëhet me dije se gjatë momentit që zjarri ka përfshirë gjithë derën, familja e Boçit ishte në shtëpi. Ata janë ngritur nga gjumi të tmerruar dhe kanë kërkuar ndihmë tek zjarrfikësit e policia.

Laura Boçi jeton në qytetin e Gramshit, ndërsa shtëpia në lagjen “Holta”, pas bashkisë së qytetit të Gramshit është në pronësi të bashkëshortit të saj.
Si pasojë e zjarrit ka mbetur e dëmtuar vetëm vjehrra e Boçit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0035068988800049