Kati i katërt i një pallati është përfshirë nga flakët në Kinostudio.
Pallati ndodhet pranë Komisariatit numër 4, ndërkohë zjarrfikëset kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të 2 fëmijëve, të cilët rrezikuan asfiksinë brenda në banesë.
Një 15 vjeçare mësohet të jetë dërguar në spital.
Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë si pasojë e një pakujdesie të pjesëtarëve të familjes.