Mbrëmjen e sotme teksa zjarrfikëset kanë shkuar për të shuar flakët në një kabinë në zonën e “Kinostudios”, kanë gjetur një person të vdekur. Dyshohet se viktima mund të jetë endacak që ka hyrë në kabinë për t’u strehuar por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e viktimës.
Informacion paraprak
Rreth ores 21:55, në rrugën “Muhamet Deliu”, pranë pallatit “Zaimaj”, brenda kabinës elektrike nga zjarri i shkaktuar është djegur plotësisht një shtetas i paidentifikuar.
Grupi hetimor po kryhen veprimet ne vendngjarje po punon për identifikimin e viktimes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.