Një zjarr që fillimisht nisi shumë i vogël, tashmë duket se ka marrë përmasa alarmante, në malin e Llogarasë sipër fshatit Dhërmi.
Burime për newsbomb.al, thonë se vatra e zjarrit vijon prej 5 orësh, për shkak të vështirsisë së madhe të forcave zjarrfikëse për të ndërhyrë.
Për shkak të terrenit të thyer kërkohet një helikopter për të vënë nën kontroll flakët, të cilat tashmë kanë marrë përmasa më të mëdha.