Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot nënstacionin e Krahësit në Tepelenë. Si pasojë e një lidhjeje të shkurtër në rrjet është djegur edhe transformatori. Të paktën 1500 abonentë të kësaj zone raportohet të kenë mbetur pa energji për 24 orë. Forcat e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve.
Në vendngjarje kanë shkuar dhe specialistët e OSHEE.