Në mesantë një automjet në një parking nëntokësor pranë Postës nr. 8 në kryeqytet u përfshi nga zjarri. Janë dëmtuar tre mjete një prej të cilëve i përket këngëtarit të njohur Florian Mumajesi. Si pasojë e flakëve të shumta dhe tymit të madh, policia dhe zjarrfikëset evakuuan të gjithë banorët e pallatit pranë “Sheshit Wilson”.
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia e një zjarrvënieje të qëllimshme, ndërsa hetimet do të fokusohen në këtë drejtim. Që në fakt ngfa verifikimet këtë mëngjes u verifikua se një i ri rreth moshës 30 vjeç, i veshur me xhinse dhe bluzë me kapuç, ka hyrë mbrëmjen e djeshme në vendin ku ishte parkuar makina tip “Fouristradë” e këngëtarit.
Më pas i riu ka derdhur mbi makinë dy bidona me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. E vërteta u zbulua pasi policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të vendosura në parking.