Në pyjet e Pezës ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Për pasojë deri tani është vlerësuar se janë djegur të paktën 10 hektarë sipërfaqe pyjore.
Edhe pse ende nuk dihen arsyet e zjarrit të fortë, mësohet se janë nisur me shpejtësi drejt vendngjarjes 3 automjete dhe 30 zjarrfikës për neutralizimin e flakëve.