INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr në spital, dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur në Indi

Zjarr në spital, dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur në Indi

Publikuar më: 08:23 18-10-2016

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu një spital privat në qytetin Bhubaneswar, në lindje të Indisë. Burimet nga spitali thanë për mediat vendase se shkak i rënies së zjarrit dyshohet një qark i shkurtër elektrik.

Qindra pacientë dhe të afërm të tyre u lënduan gjatë përpjekjeve dramatike për t’i shpëtuar kaosit dhe shtëllungave të zeza të tymit. Shumë prej të plagosurve shfaqën probleme me frymëmarrjen dhe u nisën me urgjencë drejt spitaleve të tjera më të afërta.

Gazeta “The Time of India” bën me dije se disa prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Mësohet se plot 120 zjarrfikës punuan për shuarjen e zjarrit, duke ia dalë të vënë flakët nën kontroll pas disa orësh.

Article Logic
Execution time: 0.0037448406219482