Teksa flakët e zjarreve kanë përfshirë një pjesë të mirë të Shqipërisë, sot rrezikohet edhe një zonë turistike.
Emergjencat Civile kanë deklaruar se bëhet fjalë për një zjarr të rënë pranë Syrit të Kaltër, zona e njohur dhe e frekuentuar shumë nga turistët, sidomos gjatë verës.
Gjithashtu mësohet se për të shuar zjarrin që rrezikon zonën turistike po punojnë helikopterët VIVA.
Ndërkohë dhe në fshatin Trovë të Ulzës janë riaktivizuar vatrat e zjarrit që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi duke komentuar situatën e krijuar fajëson disa bashki në vend, për mos reagim në kohën e duhur.