Një defekt në rrjetin elektrik ka shkrumbuar bodrumin e një pallati në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe kanë shuar zjarrin ndërsa policia ka evakuar banorët për arsye sigurie. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Si pasojë e tymit të shkaktuar një grua e moshuar ka mbetur e asfiksuar.
Ajo është dërguar në spital dhe rezulton jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Më datë 01.03.2016, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në bodrumin e një pallati në afërsi të vilës “31”, ka rënë zjarr. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe zjarrfiksët.
Nga zjarri i rënë nuk ka të dëmtuar në njerëz, por vetëm janë djegur disa mbeturina, të cilat ndodheshin në bodrumin e pallatit. Zjarrëfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit. Shkak i rënjes së zjarrit mendohet një shkëndi elektrike.