Vijon të jetë apokalitike situata në Kaliforni.
Mediat amerikane bëjnë me dije se rreth 600 persona rezultojnë të zhdukur ndërsa numri i viktimave ka arritur në mbi 60.
Lista e personave të zhdukur u dyfishua këtë të enjte.
"Bëhet fjalë për 631 të zhdukur", tha sherifi Kory Honea.
Presidenti amerikan, Donald Trump do të udhëtojë në Kaliforni këtë të të shtunë për të vëzhguar dëmet dhe për të takuar njerëzit e prekur.
Rreth 9,400 zjarrfikës janë duke luftuar flakët që nisën tetë ditë më parë.
Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.
Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.