INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarret/ Bushati falenderon Kotzias për ndihmën

Zjarret/ Bushati falenderon Kotzias për ndihmën

Publikuar më: 17:27 06-08-2017
Situata e vështirë e zjarreve më të cilët po përballet vendi ynë e detyruan shtetin që të kërkojë ndihmë tek shtetet fqinje. Kësaj kërkese për ndihmë Greqia iu përgjigje pozitivisht duke sjell disa avionë zjarrfikës për të vënë në kontroll flakët. Ministri Bushati ka shprehur falënderimet e tij nëpërmjet një statusi në "Tëitter" homologut të tij Nikos Kotzias . Dhe ky postim ka gjetur vend në shumicën e mediave greke, të cilat e kanë publikuar orët e fundit. “Mirënjohës për Nikos Kotzias dhe qeverinë greke në sigurimin e ndihmës së konsiderueshme gjatë përpjekjeve tona për të shuar zjarret në jug të Shqipërisë”, ka shkruar Bushati në llogarinë e tij personale në rrjetin social. Qeveria greke i është përgjigjur menjëherë pozitivisht kërkesës së Bushatit ndaj Ministrisë së Jashtme greke, e për pak orë me ndërhyrjen e zotit Kotzias, Athina ka dërguar dy mjete fluturuese nga Korfuzi, të cilat po operojnë për 3 ditë me radhë në zonat jugore të Shqipërisë, në bashkëpunim me repartet shqiptare të zjarrfikësve, për shuarjen e vatrave të shumta të zjarreve. Bëhet fjalë për dy avionë të tipit “PZL”, që kanë kryer vetëm të shtunën mbi 3 dalje në zonë, duke plotësuar mbi 12 orë fluturim, ndërsa nga e enjtja janë kryer 14 operacione në terren, me mbi 30 orë fluturim. Ndërkohë vlen të përmendet se Shërbimi grek i Zjarrfikësve është i angazhuar tërësisht ditët e fundit në shuarjen e zjarreve në shumë zona të Greqisë kontinentale dhe në ishuj.
Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168