Bilanci i vikimave të zjarrit të 24 korrikut që përfshiu Athinë është rritur.
Numri i viktimave ka arritur në 89. Nje grua 55 vjeçe nuk arriti t'u mbijetonte djegieve dhe vdiq në spital paraditen e së dielës.
Zjarri, u përshkrua si më vdekjeprurësi në Evropë që nga viti 1900, gjë që e bën fatkeqësinë më të keqe në më shumë se një shekull, sipas Qendrës për Hulumtimin mbi Epidemiologjinë e Fatkeqësive në Bruksel.
Qeveria është kritikuar lidhur me mungesën e pretenduar të përgatitjes për sezonin e zjarrit, si dhe mbi menaxhimin e pamjaftueshëm të infrastrukturës.