Zjarri në fshatin Kardhikaq të Bashkisë Finiq është vënë nën kontroll në orët e mëngjesit. Zjarrëfikës nga Finiqi, Delvina, Saranda dhe Gjirokastra kanë punuar gjatë gjithë natës për të izoluar flakët dhe vetëm gjatë mëngjesit kanë arritur t’i shuajnë.
Aktualisht nuk ka varta zjarri pranë zonave të banuara. Këto javë zjarret kanë djegur edhe 8 banesa në zonën mes bashkive Delvinë dhe Finiq.
Flakët kanë nisur prej paradites së djeshme. Pasdite u përhapën në formë masive duke djegur plantacione me ullinj dhe çdo bimësi.
Banorët e zonës kanë thënë se shumë shtëpi në periferi të fshatit janë përfshirë nga flakët dhe situata është nga më të rëndat që kanë parë ndonjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.