INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarret në Greqi, Ilir Meta letër homologut grek, ‘i tronditur’ [FOTO]

Zjarret në Greqi, Ilir Meta letër homologut grek, ‘i tronditur’ [FOTO]

Publikuar më: 08:40 24-07-2018

Athina është tronditur nga zjarret e fuqishme që i kanë marrë jetën dhjetëra personave e kanë mbetur të lënduar me qindra të tjerë. Autoritetet greke po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa Ambasada shqiptare në Athinë nuk raporton për të lënduar shtetas shqiptarë. Ndërkohë kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta i ka nisur një letër homologut të tij Grek ku i shpreh ngushëllimet për viktimat dhe të lënduarit.
Letra e Ilir Metës drejtuar homologut grek:
“Zoti President,
Me ankth e shqetësim të madh po ndjek përhapjen dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret e furishme që kanë rënë përqark Athinës.
Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.
Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrfikëse greke.
Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë”.

meta_leter.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055