Mijëra zjarre që kanë rënë këtë vit në pyjet e Amazonës kanë tronditur gjithë botën. Liderët evropianë kanë shprehur shqetësim për zjarret. Kryeministrin britanik, Boris Johnson që tha se është thellësisht i shqetësuar nga pasojat e humbjes tragjike të këtyre habitateve të çmuara. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka quajtur zjarret një emergjencë akute, shokuese dhe kërcënuese jo vetëm për Brazilin, por edhe për të gjithë botën.
Por pas këtyre presioneve ku ditë më parë u përfshi dhe Franca ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Brazilit Jair Bolsonaro. Ai ka urdhëruar ushtrinë të angazhohet në shuarjen e zjarreve në Amazon.
Në urdhërin e lëshuar thuhet se ushtria do të vendoset në disa zona, kryesisht në tokat indigjene dhe zonat kufitare në rajon.