Rikthehet frika e zjarreve ne Greqi.
Sikur të mos mjaftonin 94 viktimat e zjarrit që shkrumboi gjysmën e Athinës pak ditë më parë, në Greqi është rikthyer sërish makthi i flakëve, teksa një vatër e madhe zjarri është ndezur rrett orës 15:20 në zonën pyjore në rajonin e Kontodespoti Dirfys – Messapion Evia.
Zjarri është duke djegur me shpejtësi pyllin me pisha të dendura dhe i është drejtuar drejt fshatrave dhe, ku banorët janë urdhëruar që të evakuohen me shpejtësi për të parandaluar një tragjedi të ngjashme me atë të Atikës.
Tashmë 250 persona kanë lënë shtëpitë e tyre, ndërsa Manastiri i Gorgheikos është evakuar gjithashtu.
Pavarësisht nga hedhja e vazhdueshme e ujit nga ajri nga ana e avionëve dhe helikopterëve, deri më tani nuk është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Ndërkohë policia po përpiqet të garantojë sigurinë në autostradën a, pasi diku pranë zjarrit kalon aksi që lidh Kalkidhën me Evian e veriut, ndërsa rruga provinciale është aktualisht e mbuluar nga tymi i dendur.