INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarret, Vasili nga fb Ramës: Mblidh qeverinë, Kushtetuta s’njeh facebook

Zjarret, Vasili nga fb Ramës: Mblidh qeverinë, Kushtetuta s’njeh facebook

Publikuar më: 10:06 11-08-2017

“Dikush duhet t’i shpjegoje këtij kryeministri që e ka detyrë kushtetuese të mbledhë qeverinë e këtij vendi, sepse kushtetuta nuk e njeh facebookun e tij veror si qeveri”

Kështu shkruan Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së në një postim në facebook duke iu referuar situatës së zjarreve, mungesës së energjisë dhe të ujit.

“Megjithë katastrofën e zjarreve në gjithë Shqipërinë, mbytjet që vazhdojnë në plazhet tona- ku edhe dje në Vlorë pati një tjetër rast fatkeq e ku kurrkush nuk e ndihmoi, mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm si ankth i përditshem i mijëra pushuesve, në asnjë rast nuk pamë as qeveri e as qeverisje që të mblidhej, të vendoste, të zgjidhte dhe t’u printe punëve në këto ditë halli” shkruan Vasili duke iu kujtuar  “Qeveria e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme dhe ajo duhet të mblidhet dhe t’i ushtrojë ato, pasi parlamenti atë ka votuar dhe përgjegjësi pa zot nuk ka.”

Duke e quajtur Ramën “kryeministër shkollë pak” Vasili thotë shon se “nuk ia thotë hiç nga kushtetuta, pasi kushtetutë ka dënglat ne erë dhe hallin që nuk ta zgjidh, por ta lë na derë.”

Article Logic
Execution time: 0.0038208961486816