Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të Delvinës, duke djegur 8 shtëpi të pabanueshme. Zjarret masive janë përhapur afër Delvinës dhe kërcënojnë zonën e Syrit të Kaltër.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe forcat zjarrfikëse, që janë nisur nga Saranda, Delvina dhe Gjirokastra nuk mund ta kontrollojnë atë. Zjarrfikësit thonë se ndërhyrja po bëhet shumë e vështirë nga era dhe tymi.
Siç raportohet, zjarri ka marrë dimensione të pakontrollueshme. Në atë zonë ndodhen shumë puse të vjetra të naftës, të cilat rrezikohen nga momenti në moment.