Wow! Kjo artiste shqiptare banonte në lagjen ku ra zjarr i madh në Londer.
Pas lajmit të zjarrit të madh që ra në Londër, tek ndertesa shumë katëshe , mësohet se tek kjo lagje banonte këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe është vënë gatishmëri për të ndihmuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram përmes një foto krahas të cilës mbishkruante: “Kjo është lagjja ime, nuk mund të besoj se kjo po ndodh. Lutjet e mia janë me të gjithë të përfshirët, zemra ime po rreh aq shpejt. Kam luajtur në atë bllok. Unë dua të bëj gjithçka për të ndihmuar”./intv.al/