76 persona humbën jetën nga tragjedia që ka kapluar Greqinë dhe mes tyre kishte edhe shqiptar. Një shtetase shqiptare është gjetur e shkrumbuar në banesën e saj. Ajo është identifikuar me emrin Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës. Gruaja ka humbur jetën në zonën e Matit, ku ra zjarri masiv. Bashkëshorti i saj me origjinë greke ndodhet në gjëndje kritike për jetën.
Tragjedia në Greqi ka arritur në përmasa shqetësuese. Janë regjistruar 76 persona të vdekur, 150 persona të plagosur ndodhen në spital, shumë të zhdukur që janë ende në kërkim. Të tjerë janë mbytur duke u hedhur në det për tu shpëtuar flakëve.