Policia ka zbuluar se përgjegjës për zjarrin masiv në Krrabë ku u dogjën më shumë se 15 hektarë pyje është një djalë 22-vjeçar. Ai është identifikuar me inicialet A.U. Policia dyshon se ai ka vendosur qëllimisht zjarrin që ka nisur mbi tunelin e Krrabës. Në banesën e tij u gjetën edhe bidonë të lëndëve djegëse.