Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte dhe pisha të buta në kodrat e Ardenicës të Lushnjes. Mësohet se forcat zjarrfikëse të Lushnjes, janë angazhuar për të vënë zjarrin nën kontroll ndërkaq në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe zjarrfikëse nga qyteti i Fierit dhe Patosit. Zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi, ndërsa mësohet se ka dalë jashtë kontrollit, duke kaluar në fshatin Vajkan të Fierit. Ndërkaq në total gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 15 vatra zjarri në qarqet kryesore të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 125 punonjës zjarrfikës, 21 automjete zjarrfikëse, 160 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, mbi 60 punonjës vullnetarë, të Pyjores, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë.