Zjarri i rënë ditën e djeshme në afërsi të Lumbardhit, në Fushë Arrëz ka marrë përmasa të mëdha.
Ndërkohë Bashkia e Fushë-Arrëzit kërkon ndihmë pasi situata paraqitet alarmante. Nënkryetari i bashkisë Ndue Doda shprehet për mediat se zjarri po u afrohet banesave.
Mësohet gjithashtu se pushteti vendor i ka kërkuar që të ndërhyhet nga ajri.