INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarri në tregun e Laçit, flasin tregtarët: Na kishin paralajmëruar, por askush nuk mori masa...

Zjarri në tregun e Laçit, flasin tregtarët: Na kishin paralajmëruar, por askush nuk mori masa...

Publikuar më: 13:55 24-12-2018

Zjarri që ra në tregun industrial të Laçit dyshohet se ishte i qëllimshëm. Një konflikt pronësie mes vëllezërve pronarë të tregut industrial të Laçit mendohet se ka qenë shkak i zjarrit që la pa asgjë në prag festash rreth 70 tregtarë që operonin në këtë treg.

Tregtarët tregojnë për mediet se ishin kërcënuar nga njëri prej tyre dhe madje kishin bërë dhe denoncim në polici, por kjo e fundit sipas tyre nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.
E teksa nga tregu nuk ka mbetur asgjë, tregtarët flasin për OraNews për dëme të konsiderueshme në miliona lekë.

"Ka një muaj rresht që paralajmëron "do t'u vras, do t'u djeg". Çfarë faji kemi ne populli i shkretë që mezi i kemi vënë. Zjarri është i qëllimshëm, e di shteti. Boll kam pas, mbi 7 milion mall. Të tjerët kanë pasur nga 10-15 milion", shprehet një tregtare.

"Ka pas garantuar ai pronari i vendit që e ruaj unë. Ne nuk kemi pasur asnjë konflikt, por vetë ata vëllezërit pronarë. Mbi 15 milion dëm", shprehet një tjetër tregtar.

Ata i kanë drejtuar shpresat nga shteti që ti ndihmojë, pasi tashmë nuk kanë me çfarë të ushqejnë fëmijët. Ndërkohë kanë treguar se sot kishin ardhur si çdo ditë tjetër në treg për të hapur mallin por ishin përballur me zjarrin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034668445587158