INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarri shkrumbon gomonen e policisë në Himarë, plagoset polici

Zjarri shkrumbon gomonen e policisë në Himarë, plagoset polici

Publikuar më: 08:43 23-08-2016

Një gomone e Portit të Policisë Kufitare në Himarë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së hënë.
Sipas policies së Himares, gomonia e cila ishte ankoruar në port, është djegur pjesërisht. Nga përfshirja në flakë  e mjetit lundrues, uniformat blu bëjnë të ditur se ka mbetur i lënduar edhe drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi me inicialet B.I., 46 vjeç, banues në Himarë, punonjës i Policisë Kufitare.
Nga të dhënat e para të grupit hetimor për këtë ngjarje bëhet me dije se zjarri është shkaktuar për pasojë të një shkëndije elektrike në momentin kur drejtuesi i gomones ka qenë duke kryer shërbimet përkatëse të nxjerrjes së ujit, nëpërmjet ndezjes së pompës.
Ndërkohë uniformat blu të Himarës pritet të zbardhin të plotë ngjarjen.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003809928894043